Adriana Kalaja denoncon: Basha mbështeti shembjen e teatrit, pazara me Velinë për të ndërtuar kullat në sheshin e selisë PD

Si sot 17 maj 2020 fadromat shembën Teatrin Kombëtar. Kur kanë kaluar dy vjet  gjithçka ka mbetur në harresë.

SPAK mban ende të pa mbyllura hetimet për shkeljet për të cilat akuzohet bashkia e Tiranës. Nga ana tjetër dhe ndërtimi I ri mbetet në harresë dhe pa asnjë zgjidhje.

Adriana Kalaja një ndër aktivistet e njohura për çështjen e Teatrit Kombëtar në një intervistë për Ora News akuzon Bashën se dha konsensusin për të shembur godinën.

Adriana Kalaja: Teatrin Kombëtar e shembi Edi Rama me Erion Veliaj me mbështetjen e plotë të Bashës. Basha ka bërë pazare me kunatin për shëmbjen e teatrit. Beteja jonë ligjore e nxorri jashtë loje dhe nisi pazaret me Erion Velinë për të ndërtuar kullat në sheshin e selisë PD.” thotë Adriana Kalaja me bindje madje shton se ‘Për këto deklarata mbaj përgjegjësi penale e civile”

 

Ajo kujton se pas datës 17 maj 2022 ajo vetë personalisht por dhe një pjesë e mirë e aleancës i kanë shkruar pafund për ta mbështetur në këtë kauzë por u përballën me heshtjen.

Adriana Kalaja:“Në një pikë jam dakord. Basha nuk ka humbur asnjë betejë sepse ka fituar interesat e tij personale dhe korruptive. Dua të denoncoj që pas 20 majit kemi kërkuar fort që Basha të na bashkangjitej me betejën tonë. Në të shumtën e rasteve nuk kemi marrë përgjigje”