Plagosi një person për parkimin në Tiranë, shpallet në kërkim aktori i Teatrit

Aktori i Teatrit të Durrësit Ervin Doko është shpallur në kërkim nga komisariati nr. 6 në kryeqytet pasi një ditë më parë pas një konflikti ka plagosur shtetasin E.Gj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Migjeni ku paraprakisht dyshohet se i gjithë konflikti ka ndodhur për shkak të parkimit të një automjeti.