Divjakë, i dogjën makinën një 57-vjeçari, prangosen 2 të kërkuarit për ngjarjen

Policia e Divjakës ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr. 

Të dy këta persona gjykata e rrethit kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, pasi në bashkëpunim kanë djegur një automjet.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".  Ky shtetas dyshohet se në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim G. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".” – njofton policia.

Ky shtetas, në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.