Armand Duka çon për "skrap" Erion Veliajn, merr mandatin e gjashtë në krye të futbollit shqiptar

Një tjetër mandat në krye të futbollit shqiptar.

As shantazhet e Erion Veliajt dhe as ndërhyrja me gjykatë e prokurori nuk arritën të ndikonin në zgjedhjet e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Presioneve në takimin sekret të janarit 2022 delegatët iu përgjigjën me 37 vota pro e 4 kundër Armand Dukës. Ndërsa 12 anëtarë bojktotuan duke u renditur në krah të Dritan Shakohoxhës. 

Duke folur pas rikonfirmimit si President i FSHF, Duka u shpreh i lumtur për besimin e dhënë.

Armand Duka: Jam i emocionuar por edhe i obliguar për këtë vetëbesim nga ana juaj. Gjithësecili e ka një vërejtje për mua edhe nga ata që nuk janë këtu dhe që do t’i vazhdoj t’i dëgjojë në këtë 4 vjeçar të drejtimit të FSHF. Kam dëgjuar dhe do të vijoj të dëgjoj shpifje dhe baltosje, por do t’i shmang me sportivititet. Pas një periudhe të vështirë dhe një fushate që kemi ndjekur, dua të dëshiroj që t’i lëme pas dhe të kontribuojmë me të gjitha energjitë tona pozitive për zhvillimin dhe për mirëqeverisjen e Federatës së Futbollit. Ju falenderoj përulësisht, gjithësecilin nga ju për mbështetjen dhe do të jem në shërbimin tuaj në 4 vitet e ardhshme.

Mandati i gjashte

 Armand Duka është zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Futbollit të cilën do ta drejtojë edhe për 4 vite të tjera duke marrë kështu mandatin e gjashtë pas votimit në Asamblenë Zgjedhore.

Këto zgjedhje nuk ishin as normale dhe as të qeta pas ndërhyrjeve dhe presioneve nga politika teksa sot u dha prova se futbolli fitoi ndaj çdo tentative për të prishur këtë garë.

Në mungesë të rivalit të tij kryesor, Dritan Shakohoxha i cili nuk u paraqit në këtë Asamble ashtu si në atë të kaluarën, Duka fitoi me vote pothuajse unanime teksa Starova arriti të merrte 4 vota në këto zgjedhje.

Nga 43 delegatë me të drejtë vote, 2 fleta ishin të pavlefshme për arsye teknike, Armand Duka arriti të merrte 37 vota ndërsa 4 vota mori kandidati tjetër Sulejman Starova. Për kandidatin Shakohoxha që mungoi në këtë Asamble nuk pati asnjë vote pro tij.

Armand Duka çon për "skrap" Erion Veliajn, merr mandatin e

/Ora News/