Rama: Ne i çuam në SPAK, do rrisim goditjet brenda vathës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 11:52
Kryeministri Edi Rama ofroi gadishmërinë për të bashkëpunuar me SPAK për të hetuar njerëzit brenda familjes socialiste të cilët mund të jenë përfshirë në korrupsion.
“Po të ishim se mbronim njerëzit nuk do të ishim duke rritur nivelin e goditjeve nga brenda vathës, për ti çuar tek SPAK ne. Por ne nuk mund të bëjmë kallëzime për kundërshtarët. SPAK e di detyrën. Ne do të çojmë kallëzime për brenda vathës. Aty do ta ndihmojmë SPAK”
Rama përsëriti dhe një herë "Nuk mbroj askënd për punë të këqija që bëjnë pas shpinës time" ndërsa e quajti vlerësoi si 'punë fantastike" të kreut të SPAK, Arben Kraja për sulmin 'brenda oborrit të tij"
