"Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë?!" Rama: Merr e heto Berishën është "non grata"
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është bërë asgjë për gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga vetingu për shkak të problemeve me pasurinë.
Kundërpërgjigjes së Arben Krajës se s’ka kallëzime Rama e quan pa kuptim.
“Pronën e shtetit tek Garda e Republikës na e ka marrë një gjykatëse. Kemi spostuar Gardën për të ndërtuar një teatër fëmijësh, qendër kulturore e bibliotekë kombëtare e pronën na e ka marrë një gjykatëse e cila një vit më parë kur I shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë jo dhe një javë para se ta shporrte vetingu na bën sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë sot kur këtë gjykatëse e ka këtu në listë me 462 mijë euro të pajustifikuara, që janë ato që ka kapur vetingu dhe akt haptazi të paligjshëm. Cfarë kallëzimi kërkon nga unë?
Kam shumë respekt për Arben Krajën. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e PS-së, dhe goditjet ndaj krimit të organizuar. Punë fantastike. Nëse unë kam një vërejtje është se nuk e kanë promovuar aq sa duhet atë punë, por ju them unë që e di dhe ne që e dimë, është fantastike. Sot është meritë e SPAK që dyert tona në Holandë janë të hapur. Kush I pranonte prokurorët atje, ishin neveria.
Çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi kërkon nga unë? Të bëjmë ne kallëzim për non grata? Çfarë kallëzimi do? Ajo është gjëja e parë që ka dalë dhe është akuza më e rëndë. Çfarë kallëzimi do? Ta marri ta hetojë. Çfarë kërkoni nga ne?!
Rama thotë se do të ndajë shqetësimin se SPAK nuk po heton 360 gradë por është përqëndruar tek oborri i PS-së.
"Këtu ka diçka që nuk shkon. Duhet të jetë një drejtësi 360gradë. Nuk është presion mbi SPAK por ndarje e këtij shqetësimi me publikun, që njerëzit të mos thonë më që kjo është lojë e shitur"

