Manja: Krimi i organizuar duhet të goditet te pasuria. Rama: SPAK të mos bëjë KLSH, por të merret me korrupsionin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për shtyp së bashku me Edi Ramën thotë se korrupsioni dhe krimi i organizuar do duhet të goditen te pasuria.

Në fjalën e tij ai tha se në momentin që fillon ndjekja penale për deklarim të rremë apo korrupsion, sipas Manjës automatiksiht fillon hetimi i pasurisë.

Ulsi Manja: Kërkojmë një drejtësi të themeluar mbi fakte dhe prova. Janë dhjetëra dosje të regjistruara si vepra penale nga SPAK. Sot ka një realitet tjetër. Është nëj institucion që funksionon me kapacitet të plotë. Ka në dispozicion të BKH-së. Sot s'jemi vetëm për SPAK por për të gjithë organin e ndjekjes penale. Në Shqipëri ka një ligj anti-mafia. Referuar këtij ligji, mungesa e burimeve, deklarimi i rremë, fshehja e pasurive është në fushën e zbatimit t këtij ligji. Në momentin që fillon ndjekja e penale për deklarim të rremë ose korrupsion atutomatikisht fillon hetimi pasuror. Po transformohen pasuritë, po i shesin, po i kthejnë  në biznese. Korrupsioni dhe krimi i organizuar do duhet të goditet te pasuria, s'mund të jetë vetëm pushimi nga puna.

Nga ana tjetër rama tha se nuk janë kundër SPAK, ndërsa shtoi se detyra e këtij insitucioni është të merret me korrupsionin dhe jo me procedurat.

Edi Rama: Ndërkohë Rama u shpreh: Qëndrimi ynë nuk është qëndrim as kundër SPAK as mosvlerësues për gjithçka që SPAK ka bërë deri më tani. Ne nuk e kemi mezi pritur drejtuesen e SPAK në parlament që të fillojmë t'i hidhemi në fyt, përkundrazi ne kemi respekt për prokurorët e SPAK, sepse e dimë se nuk janë duke operuar në një terren të thjesht. Jam i bindur që ky është kontribut dhe shumë e rëndësishme që SPAK të mos gjuaj dinamit për tironka. As të mos bëjë KLSH apo inspektimin e financave sepse janë të ndara. SPAK është prokurori që duhet të merret me korrupsion dhe jo me procedura. Procedurat janë gai, nuk duan shumë mund për t[i identifikuar si subjekte të SPAK.