Çfarë ndodh me drejtësinë nëse Ramës i soset durimi? Kryeministri: S'mbroj asnjë nga ndëshkimi, detyrën që ua jap ta mbajnë

Edi Rama tha se nuk mbron asnjë nga ndëshkimi, kur u pyet në lidhje me aferën e incineratorëve duke qenë se Alqi Bllako ndodhen prapa hekurave pasi janë të përfshirë në këtë çështje.

Rama tha se kabinetit të tij i jep detyrën, ndërsa kush e përdor këtë për punët e tij, duhet të përballet vet me ligjin.

Rama: Nuk më keni njohur akoma edhe pse kam kaq vite mes jush. Unë nuk mbrojë askënd nga ndëshkimi, për punë të këqija që cilido mund të bëjë pas shpinës sime. Kujt i jap detyrën i them duhet ta mbash vet. Për çdo rast që do përdorësh detyrën për punët tua, po të kapën do shkosh të marrësh avokat. Nëse ka akoma të ja nxjerrin të tërin, për mua kanë rëndësi veprat. Tani janë disa probleme teknike.