"Respekt!" Rama: Goditja e SPAK në oborrin e PS gur themeli, por drejtësia duhet 360 gradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 11:37
Edi Rama tha se goditja SPAK në oborrin e PS është një gur themeli për drejtësinë, ndërsa ka shtuar se kjo e fundit duhet të veprojë në të gjitha hallkat dhe institucionet.
Rama tha se nuk po i bëjnë presion SPAK ndërsa shtoi se drejtësia duhet të funksionojë 360 gradë.
Edi Rama: Duhet vendosur gurët e tjerë të themelit. SPAk ka vendosur një gur shumë të rëndësishëm themeli duke goditur në oborrin e PS, respekt. Dhe sa herë do ta bëjnë asnjëherë nuk do të kenë komente nga ne, na pëlqen, është për historinë. Por kjo duhet të jetë 360 gradë. Dhe këtu ka diç ka që nuk shkon. Ky nuk është presion për SPAK.
