Vettingu/ Ministri i Drejtësisë bën bilancin: Kanë dhënë dorëheqjen rreth 50 gjyqtarë e prokurorë, ja sa janë shkarkuar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar bilancin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e vettingut.

Sipas Manjës, nga 530 gjyqtarë e prokurorë, 179 janë shkarkuar dhe 51 kanë dhënë dorëheqjen.

Manja: Vettingu ka vlerësimin maksimal. Komponenti kryesor në drejtësi është vettingu. Vettingu u krijua për të pastruar sistemin e drejtësisë së nga llumi i gjyqtarëve dhe  prokurorëve që e kishin kthyer drejtësinë në pazarin e gjësë gjallë. Ka arritur t'ia dalë me sukses në këtë mision. 800 gjyqtarë dhe prokurorë janë subjekte rivlerësimi. Organet e tjera të ndjekjes penale dhe të hetimit kanë përgjegjësinë ligjore për të hetuar deri në fund gjyqtarët dhe prokurorët për deklarim të pjesshëm të pasurisë, fshehje të pasurisë dhe korrupsion.

Ku është shqetësimi ynë sot? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar procesin e vettingut 179 janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut. Nga ata ka një shqetësim akoma më të madh. 27 kanë dhënë dorëheqje pasi kanë marrë vlerësimin e pasurisë nga KPK, për të tjerët është bërë vlerësim pasurie por nuk dihet fati i tyre.