"Më thonë i shita!" Rama: Nuk më jep dot leksione askush. As shqip, as anglisht, as italisht, as frëngjish!
Në konferencën për median me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën Kryeministri Edi Rama nënvizoi se ka dhënë mbështetje të madhe për njerëzit e drejtësisë së re sa nga 2013 kur ka ardhur në pushtet tha se janë penalizuar deputetët e anëtarët e kabinetit.
“Qysh prej vitit 2013 kur kemi ardhur në detyrë nuk është bërë asnjë rritje page e anëtarëve të kabinetit qeveritar apo deputetëve. Zero përkundrazi u kemi rritur taksat. Shikoni pagat në institucionin e drejtësisë, mbështetjen financiare e logjistike për institucionin e drejtësisë për të kuptuar mbështetjen që japim ne, që është 360 gradë për drejtësinë e re.
Ne kemi qepur dhe do vazhdojmë të mbajmë të qepur gojën sa herë që institucionet e drejtësisë të drejtohen drejt oborrit tonë përkëdoqoftë që mund të ketë llogari të hapura me drejtësinë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë.”
Njerëzit më drejtohen mua si njeriu që i shiti shpresat dhe besimin e tyre tek një drejtësi e re. Dhe përgjigjja ime ishte që unë nuk jam prokuror e as gjykatës.
Nuk më jep dot leksione askush për ndërhyrje në punët e drejtësisë. As shqip, as anglisht, as italisht, as frëngjisht. Që të jemi shumë të qartë. S më jep dot. Nuk jemi këtu për të bërë rolin e budallait. Kur shohim dicka që bën mu e na thonë ju na tradhëtuat. Duhen thene gjerat"
Rama e quajti drejtësi të njëanshme dhe e mori si shembull arrestimin dhe dënimin e ish zv ministres se brendshme Rovena Voda "për një arkë peshk" ndërkohë që nuk po hetohen gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu për probleme me pasurinë.
