Rama e Manja i përgjigjen Kim: Mos drejto gishtin nga PS, s'kemi ndërhyrë as në drejtësinë e vjetër as sot
Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën i është përgjigjur Ambasadores së SHBA Yuri Kim.
Manja: S'mund të akuzosh sot dhe as të drejtosh gishtin se po cenojmë pavarësinë e gjyqësorit ne drejtim të një force politike siç është PS. Ne këtë parim që lidhet me shtetin e së drejtës dhe reformimin e kemi në ADN-në tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyrë në vendimarrjet e drejtësisë as dje as sot. Kush drejton gishtin nga ne fillimisht duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësin e gjyqëorit e ka garantuar ligji dhe lidhet me vendimarrjen e gjyqtareve dhe prokurorëve. PS dhe Kryeministri dhe çdo pjesëmarrës i PS nuk i ka diskutuar vendimet e gjykatës, Vendimet e Gjykatës zbatohen nuk diskutohen. Ama jemi në të drejtën tonë për të kërkuar performancën e i institucioneve.
Të kërkosh angazhimin e organeve të drejtësisë kundër korrupsionit lidhet me uljen dhe ngritjen e kriminalitetit.
Edhe kryeministri Edi Rama para fjalës së ministrit Manja bëri të qartë se nuk po ndërhyn në SPAK siç tha dy ditë më parë ambasadorja e SHBA-së
Edi Rama: "Ka ardhur pika kur ne nuk mund të heshtim! Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Ku janë gjykatësit e prokurorët e korruptuar që kanë dalë para drejtësisë? Do të thoni që nuk ka pasur kohë, e ka pasur më shumë kohë për të hetuar çështje më të komplikuara e të hetuara me shumë detaje si ato që dimë dhe nuk paska pasur kohë për të marrë të pandehur gjyqtarë e prokurorë të korruptuar? Si ka mundësi?
Kjo është e pamundur. Është e pajustifikueshme dhe tani është e patolerueshme. Kjo nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra, kap atë e kap atë siç flitet përditë. Ne nuk e bëjmë por kërkojmë më shumë."
Dy ditë më parë ambasadorja amerikane tha reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij.
Yuri Kim deklaroi më 9 maj : "Do të quhet gjithashtu e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi."
