Kundërshtoi punonjësin e policisë, në pranga 45-vjeçari në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 10:26
Një 45-vjeçari është arrestuar ditën e sotme pasi ka kundërshtuar një punonjëse policie, gjatë kryerjes së detyrës.
Policia bën me ije se në pranga ka rënë shtetasi A. P., 45 vjeç për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", në ngarkim të shtetasit A. P., 45 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, pasi në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, ka kundërshtuar një punonjëse policie, gjatë kryerjes së detyrës."- njofotn policia.
