Kur e kuptuat që Meta duhet të hetohet nga SPAK, pasi e votuat për president? Ja si përgjigjet Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2022, 11:56
Edi Rama i është përgjigjur pyetjes se kur e kuptoi që Ilir Meta duhet të hetohet nga SPAK, kur bashkëqeveriste me PS apo kur kjo e fundit e votoi për president.
Rama u shpreh se nuk ka kërkuar që të dalë para drejtësisë askush, por ka kërkuar hetimin e personave që kërkojnë edhe shqiptarët që të hetohen.
Edi Rama: Unë nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush, kam kërkuar të hetohen persona që një Shqipëri e tërë kërkon të hetohen, për të mësuar të vërtetën. Pjesa më e madhe kërkon edhe të dënohen. Deklaratat që kam thënë janë vetëm për popullin shqiptar që ta dinë se ku qëndroj unë. Erdhi një moment që po konstatoja që në sytë e qytetarëve shihesha si kolaboracionist. Unë jam vetëm përfaqësues i shqiptarëve që ma kanë dhënë votën.
