"Pse për çfarë jetoj unë këtu, për medalje paanshmërie?! Rama: Kur je i urtë të godasin. Nëse bën qenin thonë prit
Kryeministri Edi Rama thotë se ka një pikë të përbashkët me ambasadoren Yuri Kim.
Edi Rama: “Unë po them siç po vjen në anën tonë të shkojë në çdo anë. Ne duam drejtësi 360 gradë jo drejtësi të pjesshme dhe e njëanshme. Në këtë jam dakord me ambasadoren e SHBA-së. Nuk kam asnjë dallim. Jam dakord por flas për ndërhyrje, presion. Këtë nuk më thotë dot askush, as shqip, as anglisht, as frëngjisht, as gjermanisht as shqip.”
Gjithashtu thotë se nuk pranon raportet se qeveria ndërhyn në media.
Edi Rama: “Siç nuk më thotë dot askush që unë ndërhyj në punët e shtypit dhe ka probleme me shtypin. Nuk I pranoj zero. Le ta shkruajnë e le ta thonë nuk i pranoj fare. Nuk më intereson fare. Unë them timen pastaj njerëzit le të gjykojnë.”
Sa i takon "21 janarit" Rama ka këtë qëndrim: Unë nuk mundem dot të rri e të rri të pres çdo 21 janar e të pres me kokë ulur ata njerëzit që vijnë e më shohin në sy. Ata nuk e thonë por jam I bindur që e mendojnë. Ja edhe EdI Rama nuk e ka mendjen tek plaga jonë dhe jemi të shitur. Pse për çfarë jetoj unë këtu, për medalje paanshmërie?! Këtu sa më i urtë dhe konstruktiv të jesh aq më kollaj të godasin. Sa më shumë bën rolin e qenit thonë prit mos e ngacmo se do na lehë më fort."
