"10 prokurorë e gjykatës me miliona pasurin" Manja: T'i hetojë drejtësia e re

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kërkuar hetimin e prokurorëve dhe gjykatësve të shkarkuar nga vettingu, pasi sipas tij nuk justifikojnë. 

Ai ka paraqitur pasaurinë e 10 subjekteve që kanë miliona euro pasuri, ndërkohë gjatë gjithë jetës së tyre kanë punuar vetëm si prokurorë e gjyqtarët.

Ulsi Manja: Janë 10 gjyqtarë dhe prokurorë që kryesojnë listën, që nuk justifikojnë pasurinë që kanë. 

Hapet lista me një subjekt me 850 milionë lekë të vjetra, pasuri e lekë, 714 euro, kur në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit, ta hetojë drejtësia e re.

800 milionë lekë të vjetra, ky subjekt jo vetëm që  ka fshehur pasurinë por ka lidhje me krimin e organizuar, pse nuk fillojnë hetimet. 691 milionë të vjetra.

600 milionë të vjetra, por ky subjekt i katërt është i lidhur me të pestin se janë bashkëshortë, bashkëshortja 550 milionë të vjetra. I gjashti me 460 milion. E Mbyll i 10 me 150 milionë.

Por që të gjithë kanë probleme me pasurinë. Janë kthyer në latifondistë kur në jetën e vet kanë bërë vetëm prokurorin dhe gjyqtarin. Drejtësia jonë e re ka dënuar për një avlli, ndërsa një prokuror që ka ndërtuar pa leje, pse nuk fillon një hetim.