Udhëtimi i fundit në bjeshkë, policia jep detajet: Turisti gjerman rrëshqiti nga shkëmbi me dëborë

Policia e Tropojës jep detaje mbi rrethanat në të cilat humbi jetën turisti gjerman i identifikuar si shtetasi D. J., 30 vjeç.

Sipas bluve, ata i gjetën turistët pas disa orësh kërkimesh në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Nga deklarimet paraprake të turistes së mbijetuar, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës së bashku me viktimën.

Ky i fundit, duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J..

Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter në spitalin e Bajram Currit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.