E rëndë në Tiranë, 50-vjeçari bie nga kati i 6-të, ndërron jetë në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 17:51
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një pallat në Tiranë.
Një 50-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën "Kasem Shima", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


