Humbën jetën dy turistë polakë, shoferi: Aksidenti në Kryebushat ndodhi nga pakujdesia

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për 27 vjeçarin e arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër ku humbën  jetën dy turistët polakë.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa drejtuesi i mjetit, David Gjonaj në gjykatë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.

Gjyqtarja  Izabela Radovani e quajti të ligjshëm arrestimin dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për ‘arrest me burg”ndaj 27 vjeçarit.

Rreth orës 11:20, (6 maj 2022) në rrugën nacionale Shkodër - Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat” të Shkodrës, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues 27 vjeçarin u përplas me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetasit polakë. Shtetasit Waldemar Makowski 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja Marta Makowska 42 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Provë kyçe për prokurorinë janë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë ku 27-vjeçari që udhëtonte me mjetin tip Golf të marrë me qira, tentoi të hynte në një pikë karburanti ku nuk i lejohej të kthehej, pasi vija e bardhë ishte e pandërprerë.