Aksidenti në Has: 35 vjeçari hidhet nga kamioni për të shpëtuar por humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 10:46
Një aksident i rëndë është shënuar në Has të Kukësit.
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, informon policia e Kukësit
I riu ishte banues në fshatin Gajrep, Has.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
