Presidenti i ri/ Edhe sikur ...PS nuk do të pranojë draftin e Alibeajt. Nesër caktohet raundi i parë

Nesër në orën 12:30 do të mbahet konferenca e kryetarëve, vazhdim i mbledhjes së  kaluar pasi u ra dakord që më 10 maj të niste procesi i përzgjedhjes së presidentit.

Nesër do të caktohet dhe data e raundit të parë, dhe pritet që të jetë 16 maj.

Për këtë raund kërkohen 84 vota për zgjedhjen e presidentit.

Mbetet për tu parë nëse maxhoranca do të ulet në tryezë me opozitën për një kandidat të përbashkët si dhe deri më datën 15 maj do të shikohet nëse në raundin e parë do të shkohet me emra apo pa emra.


Burime nga maxhoranca kanë bërë të ditur për Ora News, se nuk do të pranojnë draftin e propozuar nga Alibeaj për zgjedhjen e presidentit  edhe nëse e mbështesin deputetët demokratë. 

Ky refuzim bëhet me argumentin se nuk mund të privohet maxhoranca qeverisëse por mbetet për tu parë nëse do të kemi emër të dakordësuar.