Balla: Shtëpia ‘Jorga’ në Sarandë do t’i kalojë Rumanisë, do kthehet në shtëpi të Evropës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se çfarë kanë diskutuar në takimin me delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Senatori Titus Corlățean, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senatin e Rumanisë.

Balla bëri me dije se një nga temat kryesore që u diskutua , ishte agresioni rus në Ukrainë. Ai tha se së bashku me Rumania Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për sa i përket dënimit të sulmit rus.

Më tej Balla tha se Rumania gëzon në Shqipëri të drejtën e pronësisë të një objekti me shumë rëndësi kulturore sikurse është shtëpia “Jorga” në Sarandë, ndërkohë Titus Corlățean, ka rënë dakord që kjo shtëpi të kthehet në një shtëpi të Evropës në Sarandë.

Taulant Balla: Kemi rënë dakord të fillojmë bashkëpunimin e një memorandum bashkëpunimi mes parlamenteve tona në dobi të marrjes së eksperiencës. Rumani ka kaluar përmes procesit të negocimit të marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Mendoj se kemi shumë eksperiencë për të marrë në këtë pjesë. Një çështje tjetër për të cilën jam i angazhuar, Rumania gëzon në Shqipëri të drejtën e pronësisë të një objekti me shumë rëndësi kulturore sikurse është shtëpia “Jorga” në Sarandë. Ajo shtëpi i takon Rumanisë dhe natyrshëm që në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të shumicën në Kuvend, dua t’i bashkohem kërkesës së qeverisë shqiptare që ta përmbyllim rikthimin e shtëpisë “Jorga” tek qeveria rumune. Pala rumune ka rëndë dakord që kjo shtëpi të kthehet në një shtëpi të Evropës në Sarandë.

Më tej Balla bëri njoftoi se së shpejti do të hapen fluturimet Tiranë-Bukureshet dhe sipas tij kjo tregon urat e  bashkëpunimit mes dy vendeve tona.