TRAGJIKE/ Kishin ardhur për të zbuluar Shqipërinë turistike. Udhëtimi i dy turistëve polakë u ndërpre pranë Shkodrës
Ishin nisur nga Lezha në drejtim të Shkodres, përta vijuar udhëtimin e tyre në zbulimin e Shqipërisë turistike, por rezultoi të ishte udhëtimi i fundit.
Tragjikisht dy turistët nga Polonia, Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, gjeten vdekjen në një aksident rrugor në kufirin që ndan Shkodren me Lezhën.
Motorri me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet tip Golf 5 që drejtohet nga 27 vjeçari me inicialet Gj. D nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qënë e fuqishme, pasi motorri i tyre është shkatërruar plotësisht.
Drejtuesi i automjetit, të cilin rezulton ta ketë marrë me qira në Shkoder, ju nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi i pastër.
Ai u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e këtij aksidenti. Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një pajisje filmimi “Go pro” që përdorej nga turistët.
Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka filmuar momentin e aksidentit, ç’ka do të ishte një ndihmë e madhe për uniformat blu në përcaktimin e plotë të dinamikës së këtij aksidenti.
Materialet i janë referuar tashmë prokurorisë së Shkodres për veprime të metejshme, ndërsa grupi hetimor në konkluzionin paraprak, e lidh aksidentit me mos respektim të rregullave të qarkullimit.

