Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Kurbin, pranga pronarit, sekuestrohen 19 bimë narkotike dhe pajisje elektrike

Një 34 vjeç, në Kurbin është arrestuar ditën e sotme pasi kishte përshtatur një dhomë në banesë për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.  

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi .J.(P.), 34 vjeç, veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike", ndërkohë është proceduar penalisht  R. Ll., 46 vjeçe,, me detyrë faturiste e OSHEE-së.

Sekuestrohen bimë narkotike dhe pajisjet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, në ambientet e banesës.

“Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit M. J.(P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.”- njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimët narkotike, pajisjet elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Kurbin, pranga pronarit,