4 muaj pa rroga, 30 punonjësit e incineratorit të Fierit sërish në protestë: Kemi ngelur si dele pa bari
Punonjësit e incineratorit të Fierit nuk e nisën punën këtë të hënë (9 maj)
Ata u mblodhën në hyrje të objektit për të protestuar pasi sipas tyre prej muajit janar të këtij viti nuk po marrin pagën e tyre.
“Që në muajin Janar deri më tani s’kemi marrë rrogat. Kemi ngelur si peshku pa ujë. Nuk na jep njeri shpjegim. Kemi ngelur pa paguar dritat e ujin" thonë punëtorët.
Thonë se akush nuk u jep shpjegim, ndaj në këto kushte ata nuk do t’i kthehen punës.
“Kemi ngelur si dele pa bari. Jemi me kontratë pune. Ne na ka marrë Faradin Arapi dhe na ka gënjyer. Jemi në muajin e 5, taksat i do shteti. Si do të vej halli jonë?”
“Mos të vijnë këtu, Rama i ka bërë online, të shtypin butonin dhe të na japë paratë. Duam lekët kemi fëmijët në shkolla. Të na japin gjakun tonë.”
Teksa punonjësit protestojnë mbetjet e bashkive Fier. Lushnje. Patos. Roskovec, kanë mbetur pa u depozituar, ndërsa moskthimi në punë i tyre mund të sjellë një krizë mbetjesh
Aktulisht incineratori i Fierit është nën administrimin e shtetit që prej dhjetorit të 2021, ndërsa punonjësit kanë ngritur shqetësimin e pagave disa herë javët e fundit.




