Na ndodh gjëma tani shtojmë më shumë kontrollet. Mbi 2800 gjoba vetëm në pak orë

Aksidenti i rëndë që ndodhi në rrugën e Kavajës, ku makina mori para çiftin me fëmijën e tyre në karrocë ka vendosur në alert policinë e cila ka urdhëruar forcimin e kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt, informoi sot policia e shtetit 

Janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë vendosur 2874 masa administrative, për shkelje që janë burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për mosvendosje të rripit të sigurimit,  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit e shpejtësi tej normave të lejuara dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.  

Kontrollet intensive, duke vënë në përdorim të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, do të vijojnë jo me aksione.