Kandidaturat zyrtare për kreun e PD, përballë Berishës vetëm Ibsen Elezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 12:29
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, janë zyratrisht dy kandidatët që do të kandidojnë për kreun e PD-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 22 maj.
Përfundimi i datës për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të PD, ka qenë dje në orën 00:00.
Ndërkohë nga gara është tërhequr Edvin Kulluri.
Kuvendi Kombëtar i PD-së më 30 prill vendosi që zgjedhjet për kreun e PD të mbahen më 22 Maj.
