Aksidenti tek Rruga e Kavajës/ Foshnja lë spitalin, e ëma dhe i ati do vijojnë të qëndrojnë

Një ditë pas aksidentit të rëndë mjekët e spitalit të Traumës bëjne me dije se gjëndja shëndetësore e çiftit Arjan dhe Viola Konomi është e qëndrueshme, ndërsa foshnja 3 muajshe e cila ka qenë në karrocë kur u përpla nga makina ka dalë nga spitali.

Dy bashkëshortë me fëmijën e tyre 3 muajsh u goditën nga një automjet luksoz të dielën ( 8 maj) rreth orës 14.00 edhe pse po kalonin në vijat e bardha në rrugën e Kavajës, zona pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Ajas Sulejmani, 39 vjeç, i njohur edhe me emrin Ilir është autori i aksidentit, i cili menjëherë pas ngjarjes, braktisi mjetin dhe u largua në këmbë mes pallateve duke humbur gjurmët, por a arrestua pak minuta më vonë

Mjeti luksoz që shkaktoi aksidentin po vinte nga Pallati me Shigjeta kur kaloi me të kuqe semaforin dhe ka vijuar lëvizjen drejt rrugës së Kavajës.

Autori i cili menjëherë pas ngjarjes, braktisi mjetin dhe u largua në këmbë mes pallateve duke humbur gjurmët, por a arrestua pak minuta më vonë.