Balla: S’po kërkojmë një president të PS, por të gjithë shqiptarëve. Meta shembull i keq
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat, ka folur sërish në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Në fjalën e tij ai tha se po krijojmë një proces, nga i cili të dalë një president për të gjithë shqiptarët.
Balla theksoi se nuk po kërkojnë një president të PS, por një president për të gjithë shqiptarët.
Taulant Balla: Ne kemi thënë ë PS duam të krijojmë një proces për zgjedhjen e presidentit të Republkikës që të jetë tërësisht i ndryshëm nga palo proceset e zhvilluara në kohët e së shkuarës. Ne duam të krijojmë një proces që t’I japë Shqipërisë një president të gjithëve. Kemi përjashtuar anëtarët e PS. Nuk po kërkojmë një president të PS, por një president të gjithë shqiptarëve që të përfaësojë ato vlera që ia ka lënë Kushtetuta. Nuk duam të jetë një president i yni, por nuk duam të jetë as i asnjë partie politike. Ilir Meta ishte shembulli më i keq që mund të kishte Shqipëria.
