"Drafti për presidentin" Grupi i Rithemelimit: Marrëveshje mes Ramës,Bashës dhe Alibeajt. Lojë e neveritshme
Grupi i Rithemelimit të PD, ka quajtur draftin e Enekeljd Alibeajt si në kundërshtim me parimet e vendosura në Kuvendin e 30 prillit.
Drejtoresha e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, tha se drafti i prezantuar dje(8 maj) është një marrëveshje e Bashës, Ramës dhe Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit të ri.
Floriana Garo: Ka shpërndarë duke mos pasur asnjëtagër një dokument që përfaqëson një marrëveshje, Rama- Basha, për propozimin e kandidait të Ramës nga opzita e emërurar Basha Alibeaj. Kështu Rama me dyshen e emëriuar prej tij Basha –Alibeaj zgjedh presidentin e tij. Marrëveshja Rama-Basha- Alibeaj, është një akt tradhtie ndaj 620 mijë zgjedhjësve që votuan për PD. Është një akt poshtërimi. Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që janë shpallur nga Rama.
Binomi Basha-Alibeaj i sjellin si të tyren. Me propozimin e tyre, Basha-Alibeaj duan të na bindin se po përjashtojnë kandidaturat e Ramës. Ky dokument vlen në kundërshtim flagrant me rezolutën e 2022 për Presidentin e Republikës. Kjo është një lojë e neveritshme me demokratët dhe popullin opozitar. PD i bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Basha-Rama-Alibeaj në kurriz të popullit shqiptar dhe pluralizmit në Shqipëri.
