Arrestohet shoferi i autobusit Tiranë - Ersekë, akuzohet se ngacmoi seksualisht pasagjeren 15 vjeçare

Një shofer autobusi është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajzeje 15 vjeçare. 

Mësohet se i riu banues në Ersekë punonte si shofer autobusi ku 15 vjeçarja po udhëtonte nga Tirana drejt Ersekës.

Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.

Policia ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar.