“Mos të vijë dreqi me të birin” punonjësi i incineratorit të Fierit: Rama i ka bërë online, të shtypin butonin dhe të na japin paratë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 09:20
30 punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish për të protestuar për pagat e pa marra që prej katër muajsh.
Njëri prej punonjësve thotë se s’ka nevojë që asnjeri të shkojë t’u japë rrogat pasi ky proces tashmë mund të kryhet online që prej 1 majit.
Ato thonë se kërkojnë djersën e tyre ndërsa shton se shteti i merr paratë nga një xhep dhe i çon në një xhep tjetër.
“Mos të vijnë këtu, Rama i ka bërë online, të shtypin butonin dhe të na japë paratë. Duam lekët kemi fëmijët në shkolla, skemi ku t’I gjejmë paratë. Shteti i merr nga një xhep I çon në një xhep tjetër. Të na japin gjakun tonë. Ai është shefi, i ka kthyer online të gjitha, s’ka pse vjen as Farudini as dreqi me të birin. Kemi 4 muaj që na mashtrojnë."- shprehet ai.
