E dhunuan bashkë me nënën, 15 vjeçarja në Vlorë tenton vetëflijim pas sherrit

Një 15 vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës në Vlorë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas një sherri.

Siç bën me dije policia e Vlorës, e mitura dhe nëna e saj ishin goditur dhe ofenduar nga dy shtetase përkatësisht 43 dhe 19 vjeçe.

Policia thotë se ngjarja i ka shkaktuar 15-vjeçares gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar ilaçe.

Fatmirësisht e mitura ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë dy gratë që u konfliktuan më të janë vënë nën hetim.  Pak ditë më parë në Elbasan, një grua i dha fund jetës, pasi sipas të afërmve ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti dhe vjehrra