Salianji: Nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar, s’ka kuorumin

Deputeti Ervin Salinaji në një deklaratë për mediat është shprehur se ditën e sotme nuk pati një mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar, e cila u thirr nga Enkeljed Alibeaj. 

Ai u shpreh se nuk ka asnjë mundësi për mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, për shkak se sipas tij nuk ka kuorum.

Salianji u shpreh se në mbledhje duhet të vinin të gjithë edhe nga ana e Rithemelimit, por sipas tij kjo nuk është pranuar.

Deputeti ka hedhur akuza duke thënë se këto lëvizje sipas tij i shërbejnë vetëm Edi Ramës.

Ervin Salianji: Edhe sot nuk pati një mbledhje të krysisë së grupit parlamentar të PD. Ka pasur një përpjekje nga unë që pjesë e mbledhjes të jenë edhe nga Grupi Parlamentar. rregullorja e grupit parlamentar të PD, përcakton se kryesia e grupit parlamentar përbehet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve të përhershme dhe nënkryetarit të Kuvendit. Kam komunikuar me pjesën më të madhe të tyre dhe s;kanë pasur thirrje për një mbledhje kryesie. Rrjedhimisht nuk ka nj mbledhje sepse nuk ka një kuorum me tre persona të cilët për fat të keq përcaktojnë dhe kriteret që i shkojnë në favor Edi Ramës. Drafti i prezantuar dje i shërben qëllimit të Ramës. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës.

Duke u ndaluar tek zgjedhja e Presidentit, Salianjit u shpreh se e gjitha po shkon në interes të Ramës fakti që kërkohet presidenti jo politik.

Ervin Salianji: Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja.