Rama do t’i sakrifikojë kryebashkiakët “rebelë” të PS-së në Lokale: Nuk do kandidoni!

Në zgjedhjet bashkiake të cilat do të mbahen në mes të muajit maj dhe prill nuk do të konkurrojnë të gjithë kryetarët e bashkive që janë nën siglën e Partisë Socialiste.

Në asamblenë e selisë rozë Edi Rama shprehu pakënaqësinë për një pjesë të tyre duke renditur si pika pastrimin e mjedisit, të rinjtë dhe përfshirjen në platformën e bashkëqeverisjes

Edi Rama: Me sa duket disa kryetarë bashkish që hyjnë në një palë zgjedhjesh pa garë dhe u zgjodhën kryetarë bashkish në një ndeshje pa kryetarë kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkisë a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë. Papastërtia nuk ekziston. Papastëria është A-ja dhe sfidë e madhe e këtij mandati që e luftojmë për ditë. Është për të ardhur keq që një pjesë e konsiderueshme e kryetarëve të bashkive janë krah për krah me ne, me ministren e Turizmit për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi të një vendi me plehra, një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces. Kjo është fatkeqësi e madhe. Siç është fatkeqësi të shohësh që kërkesës ligjore të ministres së shtetit për të ngritur këshilltar rinorë deri tani janë përgjigjur 24 bashki, e afati ka kaluar dhe stërkaluar. Ata e dinë vetë. Pyetja që bëj unë: Me çfarë merreni? Si ka mundësi që nuk ju intereson krijimi i këshillit rinor. Si do u dilni përpara të rinjve e të reja.  Me çfarë sy e faqe do të vijnë tek ne të kërkojnë të bëhen sërish kandidatë. Me cilin sy e faqe.

Madje Rama nuk harroi të shigjetonte as Dritan Lelin.

Edi Rama: Kur sot e gjithë ditën ndërtohet për leje në bregdet, aty ku policia ka kohë që është angazhuar prej kohësh me një program për prishje. Sapo kthehen kurrizin policia janë disa krerët e bashkive dhe disa policë lokalë që vazhdojnë avazin  e tyre. Nëse nuk do të isha ende në pritje që SPAK-u të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetet do të kisha unë që do t’i kisha denoncuar sot. Nuk kam sesi ia shtoj punët SPAK-ut në drejtim të kësaj familje politike kur shoh se balanca është ende shumë e shtrembëruar.

Përballë të zgjedhurve të Asamblesë, Rama nënvizoi se fushata do të nisë në shtator, ndaj dhe kërkoi zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve në një platformë ndryshe dhe me ballafaqim të ideve

Për Ramën pavarësisht se tre vite më parë në votimet bashkiake nuk kishte garë, përfaqësuesit e pushtetit vendor nuk mund të jenë neglizhencë ndaj vëmendjes së komunitetit.