Rruga "Abdullah Ahmeta" në Shkozë lihet në harresë, kërkesat e banorëve në vesh të shurdhër
Banorët në rrugën Abdullah Ahmeta prej vitesh janë lënë të harruar nga pushteti vendor. Ato kërkojnë nga Kryebashkiaku të mbajë premtimet e dhëna në kohë zgjedhjesh për asfaltimin e rrugës sa më pare.
Banorët e rrugës Abdullah Ahmeta në Shkozë, zonë shumë pranë kryeqytetit, shpesh janë ankuar në Bashki për rrugën por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
Rruga është e amortizuar, e në disa segmente si në zonat e thella rurale. Kur bie shi zona bëhet gjithë baltë.
Banorët e zonës thonë se punimet për rikonstruksionin e rrugës ka pasur por janë lënë në mes duke e lënë rrugën arna arna. Kalimi në këtë aks është edhe më i vështirë për automjetet.
Panvarësisht premtimeve të deputetëve në kohë fushate banorët e kësaj lagje do të duhet të presin zgjedhjet e ardhme me shpresën se premtimet do të bëhen realitet.