"Asnjë person të mos pranojë testin e drogës në rrugë" Avokati: Ministria duhet të nxjerrë udhëzimin

Prej ditësh në Tiranë Policia Rrugore ka nisur kontrollin e drejtuesve te mjeteve me paisjen drogëtestuese një aparat që sapo u është vënë në dispozicion të bluve . Nga satistikat policore behet me dije se deri tani falë ketij aparati janë kapur dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh që kanë rezultuar se kanë përdorur lëndë narkotike. Për avokatn Ndue Pjetra në këto raste ka policia ka vepruar në paligjshmeri pasi nuk ka nje udhëzim se sa është sasia e palejuar e lendes narkotike nga përdoruesit dhe se nuk dihet se kush e ka çertifikuar aparatin në fjalë.

Ndue Pjetra: Ministria duhet të nxjerrë udhëzimin për të përcaktuar pra gradacionin e lëndëve narkotike. Sa është përqindja. Momethënë ti duhet të të heqet patenta, duhet të arrestohesh, duhet të kryesh veprime të tjera të cilat janë shumë të rrezikshme për çdo qytetar.  

Pjetra ngre si shqetësim edhe mënyrën se si kryhet testi i drogës nga efektivët dhe nëse është kjo mënyra e duhur ligjore.

Ndue Pjetra: Si mund të merret pështyma i paveshur me doreza, me të gjitha paisjet.

Për avokatin marrja e sekreconeve të individeve në atë formë nga efektivet nuk përjashton mundesinë e keqperdorjes së tyre.

Ndue Pjetra: Ku e çon ku e hedh atë që more, ku e hedh, e hodhe në tokë? Ku e çove, e asgjesove apo jo? Janë shumë gjëra që janë shumë të rrezikshme. Ai të merr pështymën, nëpërmjet pështymës të nxjerr ADN-n, mund të ta çojë në ndonjë vend të krimit dhe ti bëhesh kriminel dhe shkon në SPAK pastaj. Si gjithë të tjerët që çohen sot në burg për një telefonatë për një veprim pra paligjshëm dhe pa prova.

Por cila është rruga që duhet te ndjekin qytetrët ne rast se ndalohen në rrugë nga uniformat. Për këtë pyetje avokati ka këtë këshillë.

Ndue Pjetra: Thirrja ime qytetarëve është që asnjë person të mos pranojë testin e drogës në rrugë. Nuk ka rëndësi tek koha që humb për ata që e dinë pra që kanë vetëdije që nuk është i droguar atëherë ai do të marrë dhe dëmshpërblimin.