617-vjetori i lindjes së Skënderbeut. Veprimtari artistike dhe përkujtimore në Lezhë e Dibër
Në Lezhë dhe në Dibër janë mbajtur aktivitete përkujtimore në 617 vjetorin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Akademikë, e historinë kanë vlerësuar figurën e Skëndërbeut ndërsa kanë thënë që organizimet në nder të tij duhet të jenë të përvitshme.
Lezha ka sjellë në kujtesë heroin tonë kembëtar Gjergj Kastriotin Skëndërbeun, në 617-vjetorin e lindjes së tij.
Në përkujtim të kësaj figure historike, u organizua një veprimtari artistike, me pjesmarrjen e aktoreve të njohur shqiptar Ndriçim, Rajmonda Bulku dhe Kristaq Skrami.
Nën tingujt e grupit "Akustika" artistet interpretuan poezi të ndryshme pjesa më e madhe e të cilave i kushtohej figurës së Gjergj Kastriotrit.
Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi thotë se përkujtimi i ngjarjeve që lidhen me heroin tonë kombëtare duhet të kthehen në traditë.
Paulin Zefi: Uroj që kjo të kthehet në traditë të mos mbetet vetëm në këtë aktivitet por të vijojë dhe në vitet e tjera në vazhdim.
Aktivitete për këtë ditë u organizuan edhe në Dibër, nga Akademai Rrënjët Tona, ku përfaqësues nga Shqipëria e Kosova vlerësuan figurën e heroit tonë kombëtar.
Sazan Guri: Në këtë rast jemi tek vlera kombëtare, nuk ka rëndësi i kujt rryme krahu nuk ka rëndësi për ne. Rëndësi ka që ne do ti kërkojmë Parlamentit që të paktën të jetë një ditë e emrit të madh të Gjergj Kastriotit Skenderbeu kjo datë 6 maj.
Figura e Gjergj kastriotit është ndër më të vlerësuarat në historinë e Shqipërisë, ndërsa aktivitetet janë shtrirë në shumë qytete të vendit tonë.