Në kërkim prej 8 muajsh, policia i vë prangat në lokal 24 vjeçarit nga Lezha
Një 24 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasje me dashje mbetur në tentativë në fshatin Manati të Lezhës. Ngjarja është registruar në shtator të vitit 2021, ndërsa sot është bërë ndalimi i shtetasit në kërkim kombëtar G. V., 24 vjeç, banues po i këtij fshati.
Ai akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri 25 vjeçarin Paulo Bushi Ndoj. Arrestimi i tij është kryer në kuadër të operacionit të koduar "Trajektorja", nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Nga video e bërë publike nga policia ai është arrestuar në lokal.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe një 33 vjeçar po banues në Lezhë që ishte shpallur në kërkim për “Për,ndjekja” “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është arrestuar dhe Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit në Kurbin me qëllim ekstradimin drejt Spanjës ku dhe akuzohet për vjedhjen e disa banesave.
