Zgjedhja e krerëve të rinj të degëve të PS-së, Rama: Në korrik miratohen kandidatët fitues

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se anëtarët e partisë socialiste mund të propozojnë kandidatura për krerët e degëve edhe pa qenë pjesë e Asamblesë.

Ai u shpreh se të gjithë kandidatët apo kandidatet për të drejtuar PS-në në çdo bashki, të kalojnë përmes një rruge që garanton hapjen e partisë.

Edi Rama: Të propozojnë kandidaturë edhe pa qenë pjesë e Asamblesë së PS-së, qoftë dhe duke ofruar kandidaturën vetjake për të drejtuar partinë socialiste. Të gjithë kandidatët apo kandidatet për të drejtuar PS-në në çdo bashki, të kalojnë përmes një rruge që faktikisht përveçse garanton hapjen e partisë, mundëson vlerësimin e çdo kandidature, mundëson konkurrencën mes kandidatëve dhe siguron meritën brenda tyre. Sipas librit të rregullave, kryesia ka ngritur një komision të posaçëm që do ti japë Kryesisë që në fillim të korrikut të miratojë kandidatët fitues.

Komisioni i këtyre zgjedhjeve do të ketë një detyrë për të prekur gjithë territorin. Pas ballafaqimet të kandidaturave komisioni do të bëjë vlerësimin e tyre dhe do t’i propozojë kryesisë së partisë të bëjë miratimin përfundimit të kandidatëve fitues. Ne kemi rënë dakord në kryesi që kudo ku gara nxjerr në pah kandidatë që janë për tu vlerësuar për të drejtuar partinë, atëherë do të ecim për bashkëdrejtimin e partisë.