Drama e familjes Metushi: Burri, gruaja dhe djali me probleme të shëndetit mendor jetojnë në varfëri ekstreme

Rastet e familjeve të varfëra dhe me probleme në Shqipëri nuk mungojnë. Një i tillë është rasti i Saimir Metushi një 29 vjeç i cili prej dy vitesh qëndron i shtrirë cepin e dhomës tij në fshatin Linas së Cërrikut.

Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shpesh-herë bëhet i dhunshëm!

Por, drama në familjen Metushi nuk ndalet me Saimirin, pasi edhe dy prindërit e tij vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi ishte për të parë nga afër situatën e vështirë në të cilën gjendej familja Metushi.

Gazetarja: Sa vite keni që jetoni kështu?

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nëna e Saimirit: Tërë jetën, tërë jetën. Qe vjehrra ashtu, qe vjehrri kështu.

Gazetarja: Djali ashtu ka lindur?

Nëna e Saimirit: Ashtu pra.

Sipas një dokumenti  që tregon Feride Metushi, babi dhe djali i familjes duhej të ishin të shtruar në spitalin psikiatrik rreth 4 vite më parë.

Edhe banorët e lagjes apelojnë ndaj institucioneve që të dy të sëmurët, të trajtohen nga specialistët.

Gazetarja: Ka pasur raste kur kanë ndodhur incidente me djalin apo qoftë edhe me Kasemin

Banore: Përpara  ka pasur, Kasemi me djalin po.

Institucionet shqiptare janë kritikuar shpesh-herë në lidhje me trajtimin e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.