Mbeten në burg policët e arrestuar pas vetëvrasjes së 31 vjeçarit në Kavajë

Gjykata e Kavajës la sot në burg tre punonjësit e policisë që u arrestuan pas vetëvrasjes së Ilvi Meta 31 vjeç, në një nga dhomat e qelitë e komisariatit.

Vendimi është dhënë këtë të shtunë nga togat e zeza për Pertit Brahimaj me detyrë nënkomisar, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola me detyrë inspektor.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, për të cilën organi akuzës kërkoi masën e sigurimit personal arrest me burg dhe që u pranua nga trupi gjykues.

Ilvi Meta, i riu që i dha fund jetës duke u vetëvarur sipas policisë me lidhësen e kapuçit te bluzes në ambientet e paraburgimit, ishte arrestuar të mërkurën nënë akuzën e vjedhjes.

Për ngjarjes së rëndë reaguan edhe familjarët të viktimës të cilët akuzuan policinë për dhunë duke refezuar të pranojnë mundësinë që 31-vjeçari të jetë vetëvarë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi edhe një raport ku u konstatua se kushtet e burgut ishin të papërshtatshme si dhe oficerët në turn nuk u treguan mjaftueshëm vigjilentë, duke mos zbatuar detyrat e tyre, pasi nëjri prej tyre kishte lajmëruar kolegët për mundësine e vëtevrasjes së të riut.