“Dvorani kampion i antikorrupsionit” Rama: SPAK i shkoi pas avazit të Metës, armikut të reformës në drejtësi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Tëitter sërish lidhur me deklaratat e tij drejtuar SPAK-ut për Dvoranin, Berishën dhe Metës.
Rama shkruan se nuk i heq asnjë presje asaj që deklaroi sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit armikut nr.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!
Rama: Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i anti-korrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s'ka lëvizur ende gishtin!
Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!
Rama i referohet një reagimi për mediet që ka dhënë kreu i SPAK, ku thuhet se ky institucion nuk funksionon me urdhra politike dhe se çështja për Dvoranin është pushuar.

