"Me çfarë sy e faqe do vijnë tek ne!" Rama bën për "ujë të ftohtë" kryetarët socialistë të bashkive dhe i paralajmëron

PS nis përgatitjet për zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.  Edhe pse nuk dha emra  Kryeministri Edi Rama duket qartë që nuk është i pakënaqur me shumicën e kryetarëve të bashkive.

Rama tha se bashkitë kanë injoruar qeverinë sa I takon marrjes së masave për të ndaluar pisllëkun nëpër rrugët e qyteteve, dhe pirgjet me plehra por dhe për mos ngritjen e këshillit rinor.

“Shërbime skandaloze, moszbatim të ligjit, indiferencë ndaj të rinjve, mos përgigje në platformën e bashkëqeverisejes. Të këtij lloj tipi të kryetar bashkie që për fat është pjesë e familjes së kryetarëve të bashkive të PS-së. Kusuret i mbajmë ne, qeveria, e PS në krye të punëve dhe në ballin e betejës. Ndërkohë as deputetët dhe as ministrat nuk kanë mundësi edhe pot ë duan që të bëjnë punën e atyre kryetarëve bashkie që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, PS dhe ligjit, deri në pika që janë për organe të tjera jo për PS”

”Me sa duket disa kryetarë bashkish që hyjnë në një palë zgjedhjesh pa garë dhe u zgjodhën kryetarë bashkish në një ndeshje pa kryetarë kanë vazhduar për inertsi të qëndrojnë në krye të bashkisë a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë. Papastërtia nuk ekzsiton. Papastëria është A-ja dhe sfidë e madhe e këtij mandati që e luftojmë për ditë. Është për të ardhur keq që një pjesë e konsiderueshme e kryetarëve të bashkive janë krah për krah me ne, me ministren e Turizmit për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi të një vendi me plehra, një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces. Kjo është fatkeqësi e madhe. Siç është fatkeqësi të shohësh që kërkesës ligjore të ministres së shtetit për të ngritur këshilltar rinorë deri tani janë përgjigjur 24 bashki, e afati ka kaluar dhe stërkaluar. Ata e dinë vetë. Pyetja që bëj unë: Me çfarë merreni. Si ka mundësi që nuk ju intereson krijimi i këshillit rinor. Si do u dilni përpara të rinjve e të reja.  Me çfarë sy e faqe do të vijnë tek ne të kërkojnë të bëhen sërish kandidatë. Me cilin sy e faqe."