Tiranë, ishin duke pirë në lokal, pas sherrit vritet me thikë 60-vjeçari

Një sherr banal që ka përfunduar tragjikisht me një viktime ka ndodhur ketë të shtunë në kryeqytet. Viktima është 60 vjeçari Ilir Kapo, i cili është qëlluar për vdekje me thikë nga 37 vjeçari Olgert Dhimitri.

Ngarja sipas policisë ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “Harry Fuls” në kryeqytet. Dëshmitarët në vendngjarja kanë treguar për policinë se viktima me autorin njiheshin me njeri- tjetrin pasi ishin banorë të së njëjtës lagje, ndërsa kanë debatuar mes tyre në lokal në një kohe që të dy kishin konsumuar sasi të mëdha alkoli.

Mësohet se ka qenë Olgert Dhimitri, ai që pasi ka debatuar me fjalë me 60 vjeçarin e ka thirr këtë te fundit jashtë lokalit për tu sqaruar ku dhe e ka goditur .

“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të "Harry Fultz", shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Dyshohet se autori përveç alkoolit, kishte konsumuar edhe lëndë narkotike ndersa nuk ka bërë rezistencë ndaj bluve te cilat e kanë arrestuar. Ndërkohë trupi i të ndjerit është transportuar drejt morgut për tiu nenshtruar eskpertizave