Arrestimi për llogari të Spanjës, drejtori i Ujësjellësit s'bëri rezistencë. Në qelitë e komisariatit Prodani pret vendimin

Mbrëmjen e 6 majit 2022 i janë vënë prangat Drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit,  Alfred Prodani.

Ai nuk ka bërë rezistencë por i është bindur dhe më pas është dërguar në ambientet e komisariatit të policisë së Kurbinit deri në pritje të daljes së tij para gjykatës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbëritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marë pjesë në të paktën 40 episode të vjedhjes me dhunë, të banesave në Spanjë.  Gjithashtu mësohet se ai akuzohet se kishte marë pjesë edhe në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. 

Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua në bashkëpunim me Interpol Tirana. 41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit.

Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Edhe pse ndaj tij janë ngritur akuza të mëparshme, ai i ka mohuar ndërsa nuk ka pasur vendim nga strukturat e mazhorancës për të larguar nga detyra që mban prej ndryshimit të pushtetit nga Partia Demokratike te socialistët.