Vetëvrasja e të riut në komisariat, avokati i 3 policëve: Ka pakujdesi por jo faj

Tre punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan pas vetëvrasjes së Ilvi Meta 31 vjeç, në një nga dhomat e izolimit, janë lënë në burg ditën e sotme nga gjykata.

Gjykata e Kavajës i ka njohur ata me masën e sigurisë tre efektivet e arrestuar, përkatësisht, Pertit Brahimaj me detyrë nënkomisar, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola me detyrë inspektor.

Ndërkohë, në një prononcim për mediet, avokati i 3 policëve, Petrit Ismaili, u shpreh se masa ishte e padrejtë, pasi ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

Avokati: Nevojat e sigurimit nuk janë për këtë masë edhe në raport me veprën, pasi nuk përfaqësojnë rrezikshmëri shoqërore. Ka pakujdesi, por jo faj, sepse nuk ka dashje. Ata kanë qenë punonjës policie dhe nuk kanë rrezik për shoqërinë. Kërkuam një masë më të butë.