Tirane: Pija përfundon në vdekje, 37-vjeçari vret 60-vjeçarin pas sherrit në lokal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 12:29
Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orë 11:00 në Tiranë, pra shkollës “Harry Fultz”.
Shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ata kanë qenë të dy këta persona kanë qenë duke pirë në një lokal së bashku ku më pas janë konfliktuar.
Ora News mëson se autori ka qenë në gjendje të dehur dhe fillimisht konflikti mes tyre ka nisur me fjalë e më pas kanë dalë jashtë.
Aty dyshohet se autori e ka goditur me thikë 60-vjeçrin, duke i shkaktuar plagë të cilave i moshuari nuk ka mundur tu mbijetojë.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se 37-vjeçari ishte një përdorues i lëndëve narkotike.
