Në Shkodër do digjej një, u shkrumbuan 4 makina. Në Kamëz eksploziv kancelarisë
Katër makina janë djegur në Shkodër gjatë mbrëmjes së të premtes, në një incident i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Një Audi A6 në pronësi të Gazmend Dushkut, mendohet të ketë qenë objektivi kryesor, ndërsa autorët i kanë vënë flakën atij.
Por, era e fortë ka bërë që flakët të mos ndalen vetëm në Audi-n por të përfshijë edhe 3 makina të tjera, 2 prej të cilave janë shkrumbuar tërësisht.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bexhistenit ne hyrje te qytetit të Shkodrës, ndërsa makinat e djegura plotësisht janë një Audi A6, një Audi A3 dhe një Opel Corsa.
Do të pritet ekspertiza e thelluar, dhe kqyrja e kamerave të zonës për të identifikuar autorët e ngjarjes.
Ndërkohë në Kamëz gjatë mbrëmjes së të premtes, 6 maj, është djegur një kancelari.
Ngjarja ka ndodhur , rreth orës 00:25 në Rrugën Teuta ndërsa në kancelarinë në pronësi të XH.GJ ëshët kionstatuar zjarr, ndërsa policia në dyshimet e para thotë se zjarri mund të ketë shpërthyer pas hedhjes së një lënde plasëse brenda saj.
Edhe këtu do të jenë hetimet që do të zbardhin të vërtetën dhe autotorët e zjarrvënies.
