Kryemadhi: Shkumëzimi i Ramës për SPAK sot bën fjalë për inceneratorëve, të reagojnë ambasadat
Deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili i bëri thirrje SPAK të hetojë ilir metën, i është përgjigjur nga takimi që zhvilloi me të rinjtë Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI thekson se ishte Ardian Dvorani që pengoi reformën në drejtësi.
Kryemadhi: I përgjigjem në emrin edhe te shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë. E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive.
Sipas saj qëndrimet e Ramës vijnë si pasojë e hetimeve të incineratorëve.
Kryemadhi: Kërcënonte SPAK-un, PS, SKAP, çfarë s’kemi dëgjuar, por shkumëzimi që kishte Rama behet fjalë për dosjen e Inceneratorëve. Fatet e Tiranës për 30 vjet i ka vendosur, Edi Rama dhe Erion Veliaj, sepse ata do vendosin taksat. Të rinjtë s’do kenë të drejtë të marrin vendime sepse çdo gjë është dhënë me koncesion.
Kryemadhi theksoi se ambasadoret e vendeve që kanë qenë kryesorët kanë subvencionuar reformën në drejtësi duhet të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese e arrogante të Ramës
Kryemadhi: Shpresoj sot që ambasadoret e vendeve që kanë qenë kryesorët kanë subvencionuar reformën në drejtësi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese e arrogante të kryeministrit shqiptar dhe pse janë ambasadorë të vendeve që punojnë me qeverinë, duhet të mbrojnë dinjitetin e asaj reforme që u votua me 140 vota.
Në fakt hetimi denoncimet e Metës ndaj Dvoranit nisën dy vite më parë nga meta, por SPAK mbylli hetimin në nëntor të vitit 2021 duke deklaruar se nuk ka gjetur shkelje.

